EXCLUSIVE DESIGN COMPANY (EXDC) është
ndërmarrje ndërtimore me traditë
8 vjeçare. Aktivitetet kryesore të
EXDC-së janë projektimi, ndërtimet
e ulëta dhe të larta dhe shërbimet
shit-blerëse të banesave dhe lokaleve
afariste. Selia kryesore e kompanisë gjendet
në Prishtinë.
Sot, EXDC është njëra nga kompanitë
më të njohura ndërtimore në
tregun e Kosovës për ofrimin e hapësirave
të përshtatshme për banim (banesa
dhe shtëpi individuale) dhe për afarizëm.
Duke punësuar një staf me përvojë
të duhur profesionale në bashkëpunim
me inxhinierë dhe arkitektë të
mirënjohur nga Kosova dhe Austria dhe duke
inkorporuar në ndërtim materiale ndërtimore
të kualitetit botëror, EXDC është
shndërruar në sinonim të kualitetit
të dëshmuar në lëmin e ndërtimeve.