faqja_e_pare rreth_nesh tiparet galeria kontakti webmail  
 
 
       
     

Exclusive Design Company
(EXDC) ofron hapësira të përshtatshme për banim (banesa dhe shtëpi individuale) dhe për afarizëm. Çdo ndërtim ofron bodrum, garazh dhe vend-parkim sipas dëshirës. Për momentin, EXDC ka dy komplekse në ndërtim e sipër: Exclusive dhe Exlusive 2. Kompleksi Exclusive është në fazën e përfundimit, ndërkaq Exclusive 2 është në fazën fillestare të ndërtimit. Për më shumë detaje për këto dy projekte, ju lutem vizitoni web faqen e EXDC-së.
DIMENZIONET  
Banesat 
Ekzistojnë dimensione dhe modele të ndryshme të banesave, prej 33 deri 125 m². Banesat ofrohen në sistemin Çelësat në dorë dhe janë të pajisura me elemente të banjos, dyer të drurit, parket, etj.
Lokalet Afariste  Dimensionet e lokaleve afariste janë prej 50 deri 200 m².
Bodrumi Madhësitë e bodrumeve janë prej 3 – 5 m².
Garazhe Garazhet janë nëntokësore dhe kanë një madhësi prej 13 - 20 m².
ÇMIMET  
Banesat Fillojnë prej 760 EUR për m². Çmimet ndryshojnë varësisht nga kati.
FINANCIMI  

Financimi
EXDC ofron një program atraktiv të financimit:
     Vet-financim deri në 60 muaj, me pjesëmarrje prej 30%
     Financim përmes Raiffeisen Bank, ProCreditBank, dhe Banka Kombëtare e Tregtare.
     5% lirim nëse banesa paguhet me cash, në momentin e nënshkrimit të Kontratës.
MIRËMBAJTJA  


Mirëmbajtja
EXDC ofron edhe mirëmbajtjen dhe ndriçimin e hapësirave të përbashkëta, si dhe operimin e ashensorit për një tarifë të caktuar mujore. Mirëmbajtja është obligative dhe çdo pronar është i obliguar të marr pjesë. Ky organizim siguron që hapësirat e përbashkëta të jenë çdoherë funksionale dhe në nivelin e duhur të pastërtisë.
LOKACIONI  


Lokacioni
Komplekset Exclusive dhe Exclusive 2 gjenden në lagjen Kalabria, në jug të qytetit të Prishtinës. Këto komplekse janë:
• 500 m nga qendra e Prishtinës
• 20-50 m nga Rrethi
• 800 m nga Bulevardi Nëna Terezë, rruga kryesore e qytetit të Prishtinës
• 20 -50 m nga Spitali i Prishtinës
• 300 m nga Universiteti i Prishtinës
• 20 m nga stacioni i autobusit lokal
• 200 m nga Stacioni Qendror i Autobusëve
 
 
  www.exdc-ks.com    rreth nesh    ofertat tona   tiparet  galeria  kontakti    web mail
 
  Copyright © 2009 EXDC. All rights reserved. Site by: kuraja.com & AMS