Kompleksi Exlusive 4
Një margaritar i bukur po fillon të ndërtohet në hyrje të kryeqytetit, në vendin ku “gjithçka sillet” rreth tij.
Kemi përzgjedhur një pozitë strategjike, ku bashkohen të gjitha rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera të Kosovës, duke i dhuruar kompleksit rëndësinë dhe vizibilitetin e parrezistueshëm.
Kompleksi është një kombinim i përkryer i fasadës prej qelqi dhe asaj strukturale, si dhe hapësirave të gjelbëruara të cilat rrethojnë atë.
Duke i shtuar përvojën tonë mbi 10-vjeçare, ku kualiteti nuk ka kompromis dhe ku standardet udhëheqin vizionin tonë, ky kompleks do të jetë një margaritar që do ‘i japë Prishtinës më shumë bukuri..