Kompleksi banesor EXCLUSIVE 3
Dizajn unik • kualitet i lartë i ndërtimit • pamje panoramike e qytetit të Prishtinës
Në një lokacion ideal në lagjen Kalabria, me pamje panoramike të qytetit të Prishtinës, kemi ndërtuar kompleksin ekskluziv banesor me tri lamella, me hapësirë të mjaftueshme të gjelbëruar dhe kënde për fëmijë e shetitore, sipas të gjitha standardeve të përcaktuar me ligj.
Ky kompleks mbështetet në kërkesat në rritje nga klientët për ndërtesa të ulëta dhe hapësira banimi në një ambient të qetë, prandaj të gjitha lamellat do të jenë vetëm gjashtë kate të larta dhe me një dizajn më të veçantë.
Ndërtimet tona karakterizohen me tullën e kuqe e cila përveq që i jep objektit një pamje të bukur dhe një ngjyrë të përjetshme, shërben edhe si termoizolator i i nivelit të lartë. Për të siguruar një kualitet të lartë, ne me kujdes kemi përzgjedhur kompanitë furnitore, duke selektuar vetëm brendet e njohura botërore të dëshmuara në fushën e ndërtimtarisë.
Kompleksi posedon leje ndërtimi dhe është bërë pranimi teknik, ku pronarët e rinj automatikisht marrin Fletën Poseduese për pronën e blerë.
Kompleksi banesor afarist EXDC-3 përmban:
- Sipërfaqe prej 14,000 m2, ku vetëm 30% e sipërfaqes shfrytëzohet për ndërtim, kurse 70% mbetet hapësirë e lirë
- Tri lamella 6-katëshe, me gjithsej 168 banesa të metrazhit të ndryshëm
- Mbi 2,000 m2 hapësirë afariste
- Kënde dhe lodra për fëmijë
- Vendparkime të jashtme dhe garazhe nëntokësore
- Fasadë termoizoluese me tullë të kuqe dhe lesh-qelqi me trashësi 5 cm ndërmjet tullës dhe murit me hapësira për ajrosje 24 orë ujë me sistemin më modern me rënie të lirë
- Ashensor cilësor i sigurisë së lartë
- Dritare nga PVC me roletne që lëshohen deri në dysheme (dritare françeze)
- Dyer nga druri. Dyer të hyrjes të blinduara nga Dierre, Itali
- Parket masiv i kualitetit të lartë
- Pajisje kabllore: telefon, internet, TV kabllovik
- Shfrytëzim maksimal dhe funksional i të gjitha hapësirave.
- Vëzhgim 24 orë me sistem të kamerave.