Per Ne

EXDC është ndërmarrje ndërtimore me traditë mbi 10 vjeçare. Aktivitetet kryesore të EXDC-së janë projektimi, ndërtimet e ulëta dhe të larta dhe shërbimet shit-blerëse të banesave dhe lokaleve afariste. Selia kryesore e kompanisë gjendet në Prishtinë.

Sot, EXDC është njëra nga kompanitë më të njohura ndërtimore në tregun e Prishtinës për ofrimin e hapësirave të përshtatshme për banim (banesa dhe shtëpi individuale) dhe për afarizëm.

Duke punësuar një staf me përvojë të duhur profesionale duke inkorporuar në ndërtim materiale ndërtimore të kualitetit Europian, EXDC është shndërruar në sinonim të kualitetit të dëshmuar në lëmin e ndërtimeve.

 

Misioni i EXDC-së është që t’ju ofrojë qytetarëve të Kosovës ambient të ngrohtë për jetë të rehatshme familjare dhe hapësira të përshtatshme për afarizëm të suksesshëm, të një standardi ndërkombëtar dhe me çmime të arsyeshme.