Projekti

       Kompleksi Exlusive 4 permban:

  • Sipërfaqe të përgjithshme prej 1.330 m2, kurse baza e objektit është 500 m2 dhe hapësira tjetër përmban gjelbrim dhe pjesë përcjellëse.
  • Ka 1.900 m2 hapësirë afariste në 4 etazhe
  • Vendparkingje të jashtme dhe dy kate nëntokësore me garazha, vendparkingje dhe depo
  • Fasadë termoizoluese me tullë të kuqe dhe lesh-qelqi me trashësi 5 cm ndërmjet tullës dhe murit me hapësira për ajrosje
  • Ashensor cilësor i sigurisë së lartë
  • Dritare nga PVC. Dyer nga druri. Dera e hyrjes e blinduar.
  • Parket masiv i kualitetit të lartë
  • Pajisje kabllore: telefon, internet, TV kabllovik
  • Vëzhgim 24 orë me sistem të kamerave.

Objekti është i vendosur në një lokacion premium, me qasje direkte në rrethrrotullimin kryesor të Prishtinës, duke e bërë shumë atraktiv për afarizëm. Duke patur parasysh që objekti posedon vetëm 16 banesa, e bën atë një shtëpi ideale për banim.

Në një distancë shumë të shkurtër, nga objekti mund të keni qasje në Spitalin Kryesor (QKUK), Shkollën fillore “Dardania”, Stacionin ndërurban të autobusëve, Qendrën e qytetit, si dhe të gjitha objektet tjera me rëndësi.

Planimetria

Përshkrimi i katit

Kati i katërt përbëhet prej 5 hapësirave të ndara për banim, me dimensione dhe renditje të ndryshme. Ka gjithsej 448.1 m2 hapësirë banimi.

Përshkrimi i katit

Kati i pestë përbëhet prej 4 hapësirave të ndara për banim, me dimensione dhe renditje të ndryshme. Ka gjithsej 405 m2 hapësirë banimi.

Përshkrimi i katit

Kati i gjashtë përbëhet prej 4 hapësirave të ndara për banim, me dimensione dhe renditje të ndryshme. Ka gjithsej 383.4 m2 hapësirë banimi.

Përshkrimi i katit

Kati i shtatë përbëhet prej 3 hapësirave të ndara për banim, me dimensione dhe renditje të ndryshme. Ka gjithsej 354.8 m2 hapësirë banimi.